18:56 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kjo është agjenda e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë do të mblidhen gjatë ditës së nesërme, më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët, e cila pritet të mbahet në Pejë.

Zyra e kryeministrit ka dërguar edhe aktivitetet të cilat do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, duke theksuar se mbledhja e përbashkët do të fillojë në orën 10:30.

Agjenda e aktiviteteve është si në vijim:

10:15  Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes

10:30  Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive

12:30  Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00  Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare./Indeksonline/