14:25 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbahet provimi i Jurisprudencës, ministri Tahiri ka disa fjalë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se mori pjesë në organizimin e Provimit të Jurisprudencës dhe tha se ky Provim është hap i rëndësishëm drejt një karriere profesionale të një juristi.

“Provimi i jurisprudencës është parakusht kryesor për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit, prokurorit apo avokatit dhe hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të karrierës profesionale të një juristi,” ka shkruar Tahiri.

Tutje, Tahiri inkurajoi kandidatët që të japin më të mirë nga vetja e tyre dhe se kështu do të kontribuojnë në transformimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë si dhe fuqizojnë Shtetin e së Drejtës.

“Me rastin e organizimit të këtij provimi, së bashku me komisionin e ri që është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tij, inkurajova kandidatët për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre, duke qenë i bindur se bashkërisht do të kontribuojmë në transformimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë si dhe fuqizimin e Shtetit të së Drejtës,” ka përfunduar Tahiri./Indeksonline/