Mbahet takimi i 156-të i KPK-së, miratohen shumë çështje
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e 156-të të udhëhequr nga Kryesuesi, Blerim Isufaj, ku në të është raportuar, diskutuar dhe miratuar një sërë çështjesh në kuadër të fushëveprimtartisë së tij.
Kryesuesi i KPK-së, Isufaj, ka theksuar se në bazë të raportimeve është shënuar ngritje e efikasitetit në punën e prokurorive dhe prokurorëve përgjithësisht, gjithashtu, rritje e seriozitetit në trajtimin e detyrave dhe përgjegjësive, gjë që përbën një vlerë të shtuar dhe të rëndësishme në prezantimin tonë institucional para qytetarëve të Kosovës, shkruan Indeksonline.
KPK ka bërë shqyrtimin dhe miratimin i Raportit të Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike për periudhën janar-qershor 2018, raportet nga komisionet e përhershme të Këshillit për periudhën janar – qershor 2018, si dhe ka bërë shqyrtimin e Raportit për vlerësimin e dytë të performansës së 12 prokurorëve me mandat fillestarë.
KPK-ja ka shqyrtuar në vijim analizën e nevojave për prokurorë, me ç ‘rast ka miratuar shpalljen e konkursit për dhjetë (10) prokurorë në prokuroritë themelore.
Këshilli në takimin e sotëm pas përfundimit të procesit të avancimit ka marrë vendim të plotësojë Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës me 4 prokurorë të rinj, gjithashtu, ka marrë vendim për shpalljen e Konkursit për anëtarin e KPK-së nga radhët e shoqërisë civile./Indeksonline/