08:21 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mbahet takimi i Ekipit përgatitor për të Vërtetën dhe Pajtimin

{residenti i vendit, Hashim Thaçi merr pjesë në takimin e Ekipit Përgatitor për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Takimi mbahet sot në ora 10:00.

Ekipi Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ngritjen e komisionit, që nga aspekti teknik e logjistik deri te përgatitja e kornizës ligjore.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e dytë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim, pati thënë se ky komision ka për synim të vërtetën e cila çliron dhe pastron njerëzit.

Ky proces sipas tij do të jetë ndihmues dhe lehtësues për arritjet e reja mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri tani janë mbajtur 5 takime të mëdha konsultative.