14:21 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mbahet takimi i parë i Delegacionit shtetëror të Kosovës për Dialogun me Serbinë

Delegacioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë i cili u votua të shtunën në Kuvend, sot ka mbajtur takimin e parë.

Ky delegacion që përbëhet nga 11 përfaqësues të partive, udhëhiqet nga Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate dhe Shpend Ahmeti i Partisë Socialdemokrate, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje janë shprehur kundër këtij delegacioni, duke refuzuar të bëhen pjesë e tij. /Indeksonline/