08:35 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019

Mbahet tryeza ‘mjedisi i sigurt dhe i shëndetshëm’

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, sot mbajnë tryezën me temën “Mjedisi i sigurt dhe i shëndetshëm – e drejtë e njeriut dhe përgjegjësi kushtetuese”.

Aty do të diskutohet rreth rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në Republikën e Kosovës.

Tryeza ka për qëllim të vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve publike me Avokatin e Popullit dhe Auditorin e Përgjithshëm në zbatimin e rekomandimeve adresuar institucioneve të nivelit qendror dhe nivelit lokal me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend.