17:27 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbahet turneu “AFROJMË DIASPORËN PËRMES FUTBOLLIT”

Sharr, 8 gusht 2018 – Edhe këtë vit sikurse edhe viteve tjera Shoqata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore “THESARI” në Sharr me mbështetje të Drejtoratit për Kulturë, Rini e Sport të komunës së Sharrit dhe Fabrikës së Ambalazheve plastike AEG, organizon Turneun tradicional në futboll të vogël të titulluar “Afrojmë diasporën përmes futbollit” me pjesëmarrje të të rinjve nga komuna e Sharrit dhe Diaspora.

Në edicionin e sivjetmë do të marrin pjesë dhjetë (10) ekipe: “San Francisko”, “Thompson”, “Buzezi”, “Garda”, “Caroserie Rifaj”, “Rinia”, “Saraji”, “Zaplluxha”, “Asat 2018” dhe “Caffe Albini”.

Turneu do të zhvillohet në Stadiumin e Shkollës “28 Nëntori” në fshatin Bresanë. Ndeshjet luhen në orët e mbrëmjes nën dritën e reflektorëve.

Turneu fillon më datën 8 gusht 2018 dhe zgjat deri më 11 gusht kur është paraparë të zhvillohet ndeshja finale.

Garat do të zhvillohen me sistem eliminimi. Organizatori do t’i shpërblejë më të mirët me trofe, medalje e mirënjohje!