14:09 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbajtja e sekreteve e dëmshme për shëndetin mendor dhe mirëqenien tonë

Studiuesit në Universitetin e Kolumbisë krahasuan se mbajtja e sekreteve të turpshme apo të fajit ndikon në shëndetin mendor të njerëzve.

Studimi, i botuar në revistën Emotion, zbuoi se sekretet fajtore ndjellin ndjenjat e pendimit dhe keqardhjes, ndërkohë që sekretet e turpshme i bëjnë njerëzit të ndihen të pavlefshëm dhe të pafuqishëm.

Sipas hulumtimit, njerëzit ishin më të prirur të ndiejnë turp për sekretet që kanë të bëjnë me shëndetin e tyre mendor ose pamjen e tyre fizike, ndërsa kishin ndjejnë faji kur sekretet kishin të bëjnë me një të keqe për një person tjetër.

Autori i studimit, Dr Michael Slepian, një profesor asistent në Universitetin e Kolumbisë tha: “Pothuajse të gjithë mbajnë sekrete dhe ato mund të jenë të dëmshme për mirëqenien, marrëdhëniet tona dhe shëndetin tonë./Indeksonline/