14:00 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / B O

Mbani frymën, brenda garazhës së Cristiano Ronaldos, mbi 20 milionë euro vetura të parkuara

Pak ditë më parë në Netflix doli filmi ‘Unë jam Georgina’. E dashura e Cristiano Ronaldos foli për jetën e saj, të dashurin, përditshmërinë dhe lejoi që kamerat të hynin në garazhin që kishin brenda vilës në Madrid.

Ylli portugez në një përllogaritje të thjesht del se ka fituar deri më tani nga futbolli mbi 500 milionë dollarë në të gjithë karrierën e tij.

CR7 ka disa prona nëpër Evropë, jahte, zinxhirë hotelesh, por ajo që bie në sy janë makinat. Ronaldo është një adhurues i madh i shpejtësisë dhe garave luksoze, kështu që ai ka mbushur garazhat e tij me vetura luksoze.

Raportohet se Ronaldo ka atkualisht 20 makina. Disa nga to i ka në Mançester, Lisbonë, Torino, ndërsa disa mbahen ende në Madrid ku ka jetuar 9 vite, shkruan Indeksonline.

Në xhirimet e Netflix për jetën e Georginas, shihen disa nga veturat e Ronaldos në garazh me vlerë 20 milionë euro. Dhe mos të harrojmë, që kjo ishte vetëm një nga garazhat e tij, ngase janë edhe tre të tjera.

Më së shumti bie në sy Bugatti Chiron i famshëm, i cili vlen më shumë se dy milionë euro. Bëhet fjalë për një makinë që është prodhuar në vetëm 500 kopje dhe Ronaldo e ka rrëmbyer sapo ka dalë në treg.

Ka 1500 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale prej 420 km/h. Ai e bleu atë në vitin 2017 ndërsa luante për Real Madridin, dhe ka investuar gjithashtu në mbështetëse koke të personalizuara me shkronjat CR, shkruan Indeksonline.

Në garazhin e Madridit është edhe një Ferrari 599 GTO, për të cilin ai ka paguar 600 mijë euro.
Në garazhin e tij është parkuar me krenari një McLaren Senna e bërë për nder të shoferit brazilian të Formula 1, Ayrton Senna. Është prodhuar në 500 kopje dhe kap vlerën e një milion euro.

Ronaldo ishte ndër të parët që provoi makinën e re. Ai testoi makinën e re vitin e kaluar në rrugët e Lisbonës, ku kureshtarët nxorën menjëherë celularët nga xhepat dhe filmuan portugezin duke vozitur në këtë makinë unike.

Siç mund ta keni kuptuar tashmë, Ronaldo i pëlqen gjërat e rralla, ai pëlqen modelet e rralla që vetëm pak mund t’i zotërojnë. Kështu ai ka blerë një Rolls Royce Cullinan, i vetmi fuoristradë i prodhuar nga kompania e përmendur dhe për të ka paguar rreth 390 mijë euro.

Për nder të ish-klubit të Juventusit, makina është bardh e zi, ka 570 ‘kuaj’ dhe fuqizohet nga një motor V12. Pranë tij është Rolls Royce Phantom Drophead. Ai ka paguar rreth 600 mijë euro.
Kamera ka kapur Mercedesin si dhe një tjetër Bugatti.

Portugezi është veçanërisht krenar për Bugatti La Voiture Noire të bukur, të ndërtuar sipas legjendës Bugatti Type 57 SC Atlantic “La Voiture Noire”, i dyti nga katër Atlantics të prodhuar ndonjëherë të drejtuar nga vetë Jean Bugatti para vitit 1941. Bordeaux humbi çdo gjurmë, shkruan Indeksonline.

Për ditëlindjen e tij të 35-të, ai ka marrë dhuratë nga bukuroshja Georgina një Mercedes AMG me vlerë 700 mijë euro dhe përveç kësaj, në një nga katër garazhet ndodhet edhe një Mercedes AMG GLE 63, me të cilin është gostitur për Krishtlindje të vitit 2016.

Sigurisht, ai nuk do të ishte një dashnor i vërtetë i makinave pa Lamborghini dhe Ferrari. Nderin e ‘Lamba’ e mbron Aventador, i cili pagoi 300 mijë euro dhe fuqizohet nga 515 kuaj. Garazhi i tij është i stolisur me tre Ferrari, njëri prej të cilëve është një Ferrari F12 TDF që garon deri në 340 km/h dhe fuqizohet nga 780 ‘kuaj’. Ka paguar 415 mijë euro.

Teksa luante për Juventusin, ai vizitoi edhe fabrikën e Ferrarit në Maranello dhe ajo që pa e emocionoi aq shumë sa që arkëtoi 1.6 milionë euro për Ferrari Monza SP2.

Makina të tjera të Ronaldos:

Ferrari 599 GTO
Ferrari 599 GTB Fiorano
Ferrari F430
Lamborghini Aventador LP 700-4
BMë M6
Bentley Continental GTC
Aston Martin DB9
Mercedes-Benz C-Class Sports Coupé
Porsche Cayenne
Porsche 911 Carrera 2S Kabriolet
Porsche Cayenne Turbo
Rolls Royce Phantom
Audi R8
Mercedes-Benz C220 CDI/INDEKSONLINE/