15:34 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mbappe gati të transferohet në Spanjë, nis të mësojë gjuhën spanjolle

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është gati për t’u transferuar në Spanjë.

Për francezin është i interesuar Real Madridi dhe sipas disa spekulimeve edhe Barcelona ka shprehur interesim.

Sipas mediave franceze, Mbappe është duke marrë leksione për gjuhën spanjolle, transmeton Indeksonline.

Mbappe ndonjëherë në dhomën e zhveshjes flet me Neymarin në gjuhën spanjolle pasi braziliani ka luajtur më parë për Barcelonën./Indeksonline/