75 Mall Live Search
08:46 / E Hënë, 06 Prill 2026 / G T

Mbappe habit me deklaratën: Mbrojtësi është pozicioni më i lehtë në futboll!

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka shkaktuar debat me një deklaratë të fortë rreth roleve në futboll, duke e cilësuar mbrojtësin e qendrës si pozicionin më të lehtë në fushë.

“Pozicioni më i lehtë në futboll? Sipas mendimit tim, është mbrojtësi i qendrës,” u shpreh ai.

Mbappe shtoi se lojtarët në këtë rol kanë më shumë mbulim në fushë: “Je i mbuluar nga çdo drejtim, madje mund të luash edhe në një mbrojtje me tre lojtarë.”

Ylli francez theksoi gjithashtu jetëgjatësinë më të madhe të mbrojtësve në nivele të larta: “Është i vetmi pozicion ku sheh lojtarë 40-vjeçarë ende në Europë, ende në klube të mëdha.”

Në fund, ai bëri një krahasim të fortë me sulmuesit: “Një sulmues në moshën 40-vjeçare? Ai ka mbaruar.”

/Indeksonline/