Mbappe jep deklaratën e papritur për të ardhmen e tij

Kylian Mbappé është votuar si lojtari më i mirë i sezonit në Ligue 1. Është hera e katërt radhazi që sulmuesi parisian e fiton këtë trofe.
Duke pranuar këtë çmim, Mbappe e ka dhënë një deklaratë befasuese për të ardhmen e tij duke shuar shumë zëra që qarkullonin ditëve të fundit.
“Është kënaqësi të lë emrin tim në historinë e kampionatit të vendit tim. Jam shumë i lumtur për rinovimin. Vitin e ardhshëm do të luaj për Paris Saint-Germain, kam ende një kontratë, do ta përmbush kontratën time. igurisht që falënderoj Léo (Messin), i cili më ka ndihmuar shumë. Është privilegj të luaj për Paris Saint-Germain me lojtarë të tillë” ka thënë Mbappe./Indeksonline/