10:59 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbappe ka gjasa që të kthehet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës


Pas një lëndimi të rëndë që pësoi Mbappe në këmbën e djathtë, mediat në Francë raportojnë se ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen çerekfinale të Ligë së Kampionëve.

Mbappe thuhet se ka udhëtuar me klubin e Parisit për në Itali, ku të mërkurën do të takohet me Atlantën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, edhe Tuchel e konfirmoi se Mbappe ka gjasa të rikthehet për Parisin, por duhet të konsultohen edhe njëherë me mjekët e klubit.

“Afati është i shkurtër, jashtëzakonisht i shkurtër, por të presim.” u tha Tuchel gazetarëve të mërkurën.