75 Mall Live Search
08:12 / E Hënë, 30 Mars 2026 / G T

Mbappe “kapet” me sigurimin, lejon djaloshin të bënte foto me të!

Kombëtarja e Francës mbrëmë ka shënuar fitore ndaj Kolumbisë me rezultatin 3:1.

Një tifoz i vogël u fut në fushë dhe donte një foto me Kylian Mbappen, shkruan Indeksonline

Megjithatë sigurimi i ndeshjes vrapoi shpejt dhe parandaloi djaloshin t’i afrohej sulmuesit të Real Madridit.

Mbappe pa tifozin e vogël dhe filloi të fliste me sigurimin për ta liruar atë që të arrinte objektivin që kishte, pra foto me të.

Gjesti i Mbappes po duartrokitet nga të gjithë në rrjetet sociale./Indeksonline/