Mbappe lavdëron Perezin: Ai është më i miri në historinë e Real Madridit
Kylian Mbappe ka folur pas ndeshjes së djeshme me Real Oviedon.
Për të ishte një rikthim pas “El Clasicos”, ku mungoi pas një shqetësimi që kishte pasur.
Francezi, më tutje ka lavdëruar presidentin e klubit, Florentino Perez i cili të martën shpalli zgjedhje të brendshme te Reali, 3 vjet më herët se që ishte planifikuar.
“Florentino Perez është më i miri në botë. Më i miri në historinë e Real Madridit. Jemi me fat që e kemi. Ai nuk i meriton kritikat, tifozët tanë kanë mendimet e tyre, por nuk duhet të harrojnë se çfarë bëri presidenti për këtë klub”, ishin fjalët e Mbappes.
Real Madridi, kujtojmë se e mposhti Real Oviedon tashmë të rënë, me rezultat 2-0./IndeksOnline/

