09:22 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Mbappe mund të pensionohet nga kombëtarja e Francës në moshën 22 vjeçare

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe, po konsideron mundësinë për t’u larguar nga kombëtarja franceze, transmeton Indeksonline.

Mbappe nuk pati eksperiencë shumë të mirë në EURO 2020, teksa humbi penalltinë kryesore në eliminimin kundër Zvirën në penallti.

Pas kësaj pati zëra se egoizmi i Mbappes mund të kishte efekt të keq në skuadër, teksa sulmuesi ka folur për këtë.

“Unë gjithmonë e kam radhitur kombëtaren para gjithçkaje dhe përsëri do ta bëj”, u shpreh Mbappe.

Ai ndër të tjera shtoi se nëse kombëtaraj është mirë, nuk ka rëndësi për të nëse ai është aty apo jo.

“Ajo që ka rëndësi më së shumti është kombëtarja franceze dhe nëse kombëtarja është e lumtur pa mua, le të jetë ashtu”, potencoi ish-sulmuesi i Monacos.

Mbappe është afër të arrij numrin e 50 paraqitjeve për “gjelat”, ndërsa ka thënë se ajo penallti e humbur është momenti më i dobët në karrierën e tij.