10:12 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbappe, mungesa e madhe e Francës

Franca do të jetë pa Kylian Mbappen për kualifikueset e radhës të Euro 2020 për shkak të një problemi në kofshë.

Sulmuesi ka munguar në sfidën e fundit të PSG-së, por gjithsesi është grumbulluar në përfaqësuese.

Kampionët e botës do të luajnë ndaj Islandës dhe Turqisë, por Mbappe, do t’i shikojë nga shtëpia këto sfida.

Mbappe ka bërë disa teste dhe pritet që të largohet nga grumbullimi të mërkurën paradite.

Alassane Plea do të jetë lojtari që do të zëvendësojë yllin botëror./Indeksonline/