17:19 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Mbappe nuk paraqitet në stërvitjen e kombëtares së Francës

Kylian Mbappe nuk u pa në stërvitjen e Francës, ku po përgaditeshin për ndeshjen e së shtunës kundër Anglisë. Takim ky që vlen për çerekfinalen e Kupës së Botës,

Sipas radios RMC Sport, golashënuesi më i mirë në Botëror me 5 gola, bëri palestër dhe punë rikuperimi: Mjeku i kombëtares foli me trajnerin Didier Deschamps në fillim të seancës stërvitore, ku përfshiheshin edhe lojtarët e tjerë të thirrur.