75 Mall Live Search
15:57 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbarojnë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë mbaruar ndeshjet e sotme të javës së 12-të në Super Ligën e Kosovës.

Llapi ka arritur të mposht Drenicën me rezultat 0-2. Golat për ekipin nga Podujeva i shënuan Idrizi në minutën e 13-të dhe Zeqiri në minutën e 95-të.

Llapi vazhdon e mirë dhe është e pozicionuar në pozitën e tretë 23 pik, ndërsa Drenicapas kësaj humbje është në poziten e gjashtë me 18 pik, transmeton Indeksonline.

Në derbin mes Gjilanit e Prishtinës fitues dolën këta të fundit me rezultat të pastërt 0-3.  Golat për kryeqytetasit i shënuan Ahmeti në minutën e 13-të, Korenica në minutë të 33-të dhe Boshnjaku në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitore Prishtina vazhdon të qëndroj në pozitën e dytë me 26 pik, kurse ekipi i Gjilanit pozicionohet në pozitën e shtatë me 17 pik.

Feronikeli po vazhdon të tregojë që është kandidatë serioz për titull. Nikeli arriti të mposhtë Trepqën 89 në Mitrovicë me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm për ekipin nga Drenasi e shënoi Prekazi në minutën e 60-të.

Kjo fitore vetëm sa e forcon pozitën e parë të Feronikelit. Ata tash kanë 26 pik, dy më shumë se Prishtina. Po ashtu Nikeli ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa Trepça 89 po vazhdon të ketë formë të dobët. Ekipi nga Mitrovica është në pozitën e tetë me 15 pik./Indeksonline/