Mbërrin trupi i pajetë i Florenc Beqirit, pritet nga familjarët (Video)
(I plotësuar)-Ka mbërritur sot trupi i pajetë i të riut nga Shkodra, Florenc Beqirit, i cili humbi jetën në spitalin e Marsejës.
Trupi i pa jetë është pritur nga miq të afërm dhe familjar.
Trupi i Florencit niset drejt Shqipërisë, momentet që e nxjerrin nga morgu i Francës
Trupi i Florenc Beqirajt, që vdiq pak dite me pare ne nje spital te Marsejes, eshte nisur drejt Shqiperise. Në videon e mëposhtme janë momentet e daljes së trupit të viktimës nga morgu i spitalit të Marsejës.
Arkivoli është mbuluar me flamurin e Shqipërisë teksa te shumte jane shqiptarët që janë mbledhur për të shoqeruar trupin e pajetë të Florencit drejt aeroportit./Panorama/