12:35 / E Enjte, 25 Qershor 2020

Mbesa e presidentit: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, shantazh politik amatoresk

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, që mbesa e presidentit të vendit, ka reaguar pas lajmit për aktakuzë nga Prokurori i Specializuar për kreun e shtetit, Hashim Thaçi dhe liderin e Partisë Demokratike, Kadri Veselin.

Në një shkrim në Facebook, Thaçi ka shkruar se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë e të pastër.

Ajo thotë se njoftimi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar është shantazh politik dhe amatoresk, që erdhi pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje për arritje të paqes me Serbinë.

Postimi i plotë:

UÇK-ja jo vetem qe ka bere lufte te drejte, por edhe te paster. Ska kush qe e ndryshon kete fakt. Ne fund te fundit, e si do t’mund te ishte ndryshe nje ushtri e nje vendi te dy milion heronjeve?

Sa here qe ndodhin mosmarreveshje mes fuqive te medha te botes, ne nje fare menyre e gjejme veten aty ku ne duhet te shenojme piken e ktheses se nje marredhenie te nderlikuar politike qe ekziston mes atyre qe deshirojne te dominojne njerezimin. E ne kemi mbijetuar, gjenerate pas gjenerate, gjithnje e me te forte.

Dje, Kosova u dridh. Jo sepse kuptuam se Zyra e Prokurorit te Specializuar kishte paraqitur pretendimet e saj kunder Presidentit dhe kryetarit te opozites ne Kosove, por sepse ky shantazh politik e amatoresk, erdhi pikerisht ne kohen kur ne po bejme perpjekje per arritjen e nje paqeje te qendrueshme me Serbine dhe ecjen perpara drejt nje te ardhme me te sigurt.

Parimet e drejtesise nderkombetare u shkelen me dy kembe, qe ne momentin kur Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe UÇK-ja u gjykuan dhe u njollosen me nje deklarate per media nga institucioni qe eshte i thirrur te ndaj drejtesi sipas procedurave strikte, ligjeve e rregulloreve.

Sido qe te shkoj rrjedha e ngjarjeve ne vijim, Kosoves i eshte bere nje dem i madh te cilin nuk e ka pas borgj. Sot vetem Serbia mund te gezohet. Bota dhe njerezit e civilizuar dhe paqedashes duhet te ndihen thellesisht te shqetesuar.

Perkunder te gjitha ketyre, nje gje e kemi te qarte: UÇK-ja jo vetem qe ka bere lufte te drejte, por edhe te paster. Ska kush qe e ndryshon kete fakt. Ne fund te fundit, e si do t’mund te ishte ndryshe nje ushtri e nje vendi te dy milion heronjeve?

Mos i humb