21:49 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mbështetësit e VMRO-së vazhdojnë të qëndrojnë para Gjykatës Penale

Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të qëndrojnë ende para Gjykatës Penale të Shkupit, për të protestuar kundër arrestimit të 36 personave, që akuzohen lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.

Protestuesit kanë filluar të tubohen para Gjykatës Penale prej mëngjesit të sotëm dhe po vazhdojnë të qëndrojnë deri në këto momente, duke iu bërë ballë temperaturave nën 0 gradë Celsius.

Për momentin numri i protestuesve është më i vogël krahasuar me atë gjatë ditës, por edhe në numër më të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë dhe po mbajnë të bllokuar po ashtu edhe kryqëzimin para Gjykatës Penale. Nga ana tjetër janë të mobilizuara forcat e rendit që po qëndrojnë kah tyre për të evituar ndonjë incident të mundshëm.