08:34 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbështetja për “Windowsin 7”, do të skadojë për më pak se 100 ditë

“Windowsi 10” ka qenë sistemi më i popullarizuar i funksionimit të desktopit për disa kohë dhe së fundmi është njoftuar se ka arritur në 900 milionë instalime. Nga ana tjetër “Windowsi 7” është ende pengesa më e madhe për Microsoftin.

Jo vetëm që “Windowsi 7” është sistemi i dytë më i popullarizuar i funksionimit të PC, por po afron edhe në fundin e datës së mbështetjes, e cila e detyron Microsoftin të bindë përdoruesit që të azhurnojnë në versionin më të ri të Windowsit.

Përdoruesit tani kanë 99 ditë për të instaluar “Windowsin 8.1” ose “Windowsin 10” (ose të kalojnë në një platformë tjetër).
Mundësia e rekomanduar e Microsoftit, natyrisht, është “Windowsi 10”. Sidoqoftë, migrimi i përdoruesve nga “Windowsi 7” në “Windowsin 10” është një punë shumë më e vështirë për shkak të statusit që ka “Windowsi 7.”

“Windowsi 7” është përshkruar shpesh si sistemi i fundit operativ për të ofruar një përvojë tradicionale të “Windowsit|, pa dyqan dhe detaje të tjera moderne. Konsumatorët që duan një “Windows” të thjeshtë, nuk e kanë problem të qëndrojnë në “Windowsin 7” edhe kur mbështetja OS të ndalet.

Microsofti sigurisht që nuk e pëlqen këtë dhe kompania së bashku me ekspertë të sigurisë, theksojnë se ata, sistemet e të cilëve mbesin në “Windowsin 7”, do të jenë të prekshëm nga defektet dhe do të jetë i pamundur instalimi i azhurnimeve të sigurisë.