10:59 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mbeti i ngujuar 24 orë në veturë, shpëtohet shqiptari në Greqi

Autoritetet greke i kanë shpëtuar jetën një 67-vjeçari nga Shqipëria. Shqiptari ishte i ngecur në makinën e tij, që kishte rreth 24 ore e bllokuar, ndërsa makina ishte mbuluar nga pemët e rrëzuara.

Por bilanci vazhdon dhe rëndohet në Greqi ku shira të rrëmbyeshëm përmbytën të gjitëh periferinë e Athinës, duke shkaktuar 15 të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur.

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras, në Twitter shprehu ngushëllime për viktimat dhe autoriteteve përgjegjëse iu urdhëroi të ndërmarrin aksion të shpejtë për lehtësimin e pasojave nga dëmi i shkaktuar nga kjo katastrofë.

Rrugët në Nea Peramos, i cili gjendet në 27 kilometra në perëndim të Athinës, janë shndërruar në lumenj prej balte dhe në të njëjtën kohë prefekti Grigoris Stamulis për televizionin “Antena” deklaroi se “praktikisht i gjithë qyteti është i përmbytur”. Më tëj shtoi se në vijim janë operacionet e shpëtimit për nxjerrjen njerëzve të cilët janë bllokuar në automobilat dhe shtëpitë e tyre, duke shtuar se askush nuk është në rrezik për jetë.