16:15 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbetjet e mishtores po e trazojnë një lagje të tërë (Foto/Video)

Banorët e lagjes ‘Zabel’ në Gjilan janë tejet të shqetësuar nga erërat e pakëndshme që janë aktuale në afërsi të shtëpive të tyre.

Një pjesë e kësaj lagje duhet të duroi kasapët e një mishtoreje të cilët lënë të gjitha mbetjet e kafshëve mbi tokë, madje edhe në temperatura të larta.

Mishtorja, emri i së cilës është i njohur për redaksinë ka shumë vite që funksionon në këtë pjesë të lagjes, madje së fundi kanë bërë edhe renovim të gjerë por siç duket nuk kanë gjetur një vend adekuat ku do të hedhin mbetjet e kafshëve duke i lënë në hapësira të hapura.

Indeksonline ka siguruar edhe disa fotografi dhe video ku shihen edhe mbetjet e shumta./Indeksonline/