12:39 / E Hënë, 16 Shtator 2019

Mbetjet plastike te fëmijët, studimi i fundit alarmon shkencëtarët

Enti Federal i Mjedisit ne Gjermani ka gjetur te pothuajse të gjithë fëmijët e kontrolluar mbetje plastike.

Studimi bazohet në analiza të bëra në  periudhën 2003-2017, thotë DW dhe rezultati është alarmues. Një pjesë e këtyre grimcave janë të dëmshme për shëndetin.

“Mbeturinat e 11 lëndëve plastike janë gjetur në urinën e 97 për qind fëmijëve. “Kjo, sigurisht, është dramatike. Lëndë të tilla nuk duhet të gjenden në trupat e fëmijëve”, tha zëdhënësja e Grupit parlamentar të të Gjelbërve në Bundestag, Bettina Hoffmann.

Veç kësaj, lëndë të tilla, që dëmtojnë hormonet,  supozohet të luajnë një  rol nxitës në të ashtuquajturat sëmundjet e civilizimit, siç janë obeziteti, çrregullimet e fertilitetit, kanceri dhe vonesat në zhvillim. Sipas bashkëautores së studimit,  Marike Kolossa-Gehring, grupmosha më e ndjeshme është ajo e fëmijëve parashkollorë. Më shqetësueset janë sidomos nivelet e larta të acidit perfluorooctanoic (PFOA).

Ai përdoret, për shembull, për veshjet e aktiviteteve në natyrë. Sipas Agjencisë Federale të Mjedisit, kjo lëndë dëmton fertilitetin dhe mëlçinë. Më të prekura nga ky fenomen rezulton të jenë familjet e varfra: në këto raste jane gjetur tek fëmijët më shumë mbetje plastike sesa tek ata me një status të lartë shoqëror. Në trupat e fëmijëve janë gjetur edhe mbeturina plumbi ose të një pesticidi të ndaluar prej shumë kohësh, DDT, megjithëse në periudhën e studimit, 2003-2017,  ndotja me këto lëndë ka qenë shumë e ulët. Por shumë shpesh, derisa këto substanca të zhduken përfundimisht, duhet të kalojnë vite të tëra./tch/