23:13 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbeturinat kundërmojnë Prishtinën, shikoni pamjet sonte!

Kryeqyteti i Republikës është mbushur gjithandej me mbeurina, kjo pasi kompania “Pastrimi” Sh.A Prishtinë, ka bërë të ditur se pas ditës së sotme ata nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Ata kanë sqaruar se u është bllokuar xhirollogaria bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

Me anë të një komunikate bëhet e ditur se kjo kompani do të bëjë ndërprerjen e shërbimit të mbeturinave.

“Kompania “Pastrimi” Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi”, bëhet e ditur në komunikatë.

Ditë më parë nga kjo kompani kanë bërë të ditur se ndodhen para një kolapsi financiar për arsye të borxhit që kanë ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.