14:39 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mbeturinat ia zënë ‘frymën’ QKUK-së, papastërtia në nivel

QKUK është institucioni ku pastërtia duhet të jetë në nivel. Por, po ndodh e kundërta.

Aty niveli i papastërtisë është shumë i lartë. Erërat e padurueshme nuk të lejojnë që të dalësh jashtë objektit për të marrë pak ajër të pastër.

Në një video që e ka siguruar Indeksonline, shihet se sa shumë mbeturina ka në oborrin e QKUK.

Përveç në oborr, gjendje më e mirë nuk është brenda objekteve. /Indeksonline/