Mbi 1.5 milionë euro për ndërtimin e një rruge në fshatrat e Istogut, kjo është kompania që fitoi tenderin
Ministria e Mjedisit,Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Granit Sh.P.K “nga Istogu me çmimin 1 milion e 576 mijë euro për ndërtimin e rrugës rajonale R221 segmenti Rakosh-Cërkolez, raporton IndeksOnline.
Për këtë projekt kishin konkuruar 17 kompani, por sipas njoftimit del se oferta me çmimin më të ulët është shpallur fituese.
Për këtë projekt ministria i kishte paraparë 2.5 milionë euro.
Ndryshe në korrik të këtij viti qeveria në një mbledhje kishte miratuar vendimin preliminare për shpronsimin e pronave për realizimin e këtij projekti.
-Ndërtimi i Rrugës Rajonale 𝐑𝟐𝟐𝟏 𝐂𝐞𝐫𝐤𝐨𝐥𝐞𝐳-𝐑𝐚𝐤𝐨𝐬𝐡 – Zonat Kadastrale: Cerkolez, Rakosh, Suhogërllë të Komunës së Istogut./IndeksOnline/