08:16 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mbi 1 mijë gjoba trafiku u shqiptuan për 24 orë

Numri i gjobave në trafik të shqiptuara  gjatë këtyre ditëve thuajse gjithherë e ka kaluar shifrën një mijë, ndërsa këtë të premte policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 330 gjoba trafiku, transmeton IndeksOnline.

Tutje policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 14 persona ndërsa në mbajtje ka dërguar 10 të tjerë./IndeksOnline/