11:49 / E Premte, 22 Janar 2021 / A. S

Mbi 100 mijë persona janë vaksinuar deri më tani në Serbi

Deri tani, 100.511 njerëz janë vaksinuar në Serbi, raporton “Blic”-i.

Qytetarët e Serbisë aktualisht mund të zgjedhin midis tri vaksinave të disponueshme, “Sputnik V”, “Pfizer-BioEntek” dhe “Sinofarm”.

Pas vaksinimit , janë raportuar 20 efekte anësore,  ka bërë të ditur Pavle Zeliqi nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania Britanike-Suedeze “Astra Zeneca” pritet të mbërrijë në vendin tonë.