07:21 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Gjendja me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar çdo ditë e më shumë.

Vendi ynë numëron gjithsej 44 mijë e 442 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, nga 156 mijë e 982 persona të dyshuar.

Sa i përket vdekjeve, numri nuk është edhe aq i vogël, pasi betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur plotë një mijë e 148 persona.

Po ashtu, numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 31 mijë e 041, pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u shëruan gjithsej 884 pacientë.

Me virusin janë duke luftuar mijëra qytetarë, ndërkohë janë plotë 12 mijë e 253 raste aktive.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u regjistruan 561 raste të reja, ndërsa u shënuan 11 raste të vdekjes.