75 Mall Live Search
16:35 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mbi 15 mijë nënshkrime për ndryshimin e Speciales dorëzohen në Kuvend

Shoqata e Veteranëve të Kosovës ka mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime, që janë të mjaftueshme për të dërguar peticionin në Kuvend për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar vet Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati për Indeksonline.

Ai tha se mbi 15 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin.

“Janë mbi 15 mijë nënshkrime për peticionin të cilin në ora 15:00 do ta dorëzojmë në Kuvend” ka thënë Gucati.Ai beson në përkrahjen e deputetëve të Kuvendit.

“Besoj se kena me gjetë përkrahjen dhe shpresoj që kena me kry në mënyrën ma të mirë të mundshme dhe pozitive” ka shtuar Gucati.
Ndryshe, për të kaluar një peticion në Kuvend duhet të këtë 10 mijë nënshkrime, ndërsa ky i veteranëve ka kaluar 15 mijëshin.

Nasim Haradinaj, tha se për pak ditë kanë arritur t’i mbledhin mbi 15 mijë nënshkrime dhe tash presin që të thirret seanca, për ta shfuqizuar ligjin në fjalë./Indeksonline/