20:44 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Mbi 150 mijë punëkërkues të regjistruar në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë regjistruar më shumë se 150 mijë punëkërkues.

Prej tyre, rreth 56 mijë janë regjistruar për herë të parë pas shfaqjes së pandemisë.

Një pjesë e të papunëve do të mbështeten nga qeveria përmes paketës emergjente.

Megjithatë, sindikalistët e sektorit privat në Kosovë thonë se ky sektor është goditur më së rëndi, njofton Zëri i Amerikës.

Ata paralajmërojnë se sektori do të vuajë pasojat e ekonomike për një kohë të gjatë.