16:11 / E Martë, 21 Shtator 2021 / OSH

Mbi 17 mijë persona u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 173 raste të reja me COVID-19 nga 5 mijë e 95 testime të kryera. Kurse betejën me virusin e kanë humbur 7 qytetarë.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistria.Shendetesise.RKS%2Fposts%2F2094015957422647&show_text=true&width=500