11:08 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbi 2 milionë banorë, në Austri, kanë prejardhje emigrimi

Pothuajse një e katërta e popullsisë në Austri, apo saktësisht 2.070,100 persona, kanë emigruar në Austri vetë ose me prindërit e tyre. Kështu ka shkruar “Krone Zeitung” përpara që të botonte në detaje raportin e integrimit, i cili është njoftuar të bëhet publik të martën.

Që nga kriza e madhe e refugjatëve më 2015, 200.000 njerëz kanë aplikuar për azil, përcjell Albinfo Austria.

Sipas gazetës austriake, Austria është përpara Gjermanisë dhe Suedisë kur bëhet fjalë për marrjen e refugjatëve. 118.000 nga 200.000 personat që kanë aplikuar për azil, kanë marrë mbrojte nga shteti.

“Që nga viti 2010, Austria ka krijuar struktura efikase në fushën e integrimit, të cilat në Evropë nuk kanë se pse të kenë frikë nga krahasimi”, citohet të ketë thënë ministrja e Integrimit, Susanne Raab.