12:04 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Mbi 20 mijë euro gjobë subjekteve politike për shkelje gjatë fushatës

Janë bërë 11 ditë që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Bashkë me të, po vazhdojnë edhe shkeljet e subjekteve politike të rregullave bazë të fushatës.

Në lidhje me këto shkelje, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), u ka shqiptuar gjoba partive politike në vlerë prej 21 mijë e 950 euro.

Kështu bërë të ditur për AktivPress, Mulë Desku kryesues i sekretariatit të PZAP-it.

Prej datës 22.09.2017 deri me datë 02.10.2017 ne PZAP- janë dorëzuar, respektivisht PZAP-i ka pranuar 69 ankesa dhe 4 apele”, thuhet në përgjigjen e Deskut.

Sipas tij, 69 ankesa kanë te bëjnë me shkeljen e Kodit te Mirësjelljes të LZP-së gjatë fushatës zgjedhore.

45 ankesa janë shqyrtuara dhe vendosur nga Paneli, 35 janë aprovuar, 10 janë refuzuar, 24 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit.

Numri më i madh i ankesave për shkelje të fushtës zgjedhore, sipas PZAP-it, janë drejtuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ndaj subjektit politik Lidhja Demokratike –LDK për shkak të pretendimeve të shkeljeve të rregullave të fushatës janë parashtruar 32 ankesa , respektivisht janë parashtruar më së shumti ankesa, ndaj PDK-së 12 ankesa, ndaj AAK-së 8 ankesa, AKR-së 4 ankesa, KDTP-së 3 ankesa, LVV 2 ankesa, NISMA 2 ankesa, ALTERNATIVA 2 ankesa etj..”, thuhet në përgjgijen e Deskut.

Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, po garojnë 91 subjekte politike të certifikuaranga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në garë nga ky numër janë edhe 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur./AktivPress/E.V