15:20 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / LB

Mbi 20 mijë vaksina të dhëna kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar  kundër Covidit mbi 20 mijë e 600 qytetarë.

Sipas kësaj ministrie deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milion e 110 mijë doza të vaksinës kundër Covidit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 675 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 110 286 doza të vaksinës. Deri më sot 399 341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Mos i humb