Mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24-orëve të fundit

Policia e Kosovës nuk i ka kursyer aspak shoferët brenda 24- orëve. Brenda këtij intervali kohor zyrtarët policorë kanë shqiptuar 2129 gjoba trafiku.
Po ashtu është bërë e ditur se janë shkaktuar 74 aksidente trafiku ku prej tyre 24 me të lënduar dhe 50 me dëme materiale.

16 persona janë arrestuar, 13 persona janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte dënimi./Indeksonline/