16:02 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / LB

Mbi 23 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 14 raste të vdekjes dhe 2 541 qytetarë të infektuar me Covid.

Sipas MSh-së, në total numri i rasteve aktive në vend është 23.845.

“Nga 12.618 testime,  2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845”, ka njoftuar MSh-ja.