23:32 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / V R

Mbi 3 milionë euro ceremonia e martesës, ky është resorti luksoz ku do martohet djali i David Beckham

Brooklyn Beckham, djali i legjendës David Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan vetëm pak javë më parë. Dhe shumë shpejt po dalin detaje rreth ceremonisë së tyre të martesës që do mbahet vitin e ardhshëm.

Sipas The Sun, ai dëshiron që të martohet me aktoren 25-vjeçare në një vendpushim mahnitës në Itali. Raportohet se në resorti luksoz ku Bruklin do që të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë, një ceremoni mund të kushtojë mbi 3 milionë euro.

“Borgo Egnazia” është resorti ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.

Mediat shkruajnë se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Victoria Beckham për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.

Brooklyn Beckham njoftoi fejesën me trashëgimtaren miliardere fundjavën e kaluar. Ai tha se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm 9 muaj të lidhur.