19:09 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

Mbi 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar në Zveçan

Pasditen e sotme është tensionuar situata në veri të vendit, saktësisht në Zveçan, ku KFOR-i u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga hapësirat afër komunës, por ata nuk pranuan.

Kështu ushtarët e KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përplasjeve me protestuesit.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se numri i të lënduarve ka shkuar në mbi 30.

Në mesin e protestuesve ka pasur persona me maska të cilët kanë hedhur mjete të rënda mbi forcat e sigurisë.

Dhunën e protestuesve ndaj KFOR-it e ka dënuar fuqishëm edhe SHBA-ja./Indeksonline/