20:33 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mbi 320 banorë të Orllanit kundër vendimit të Ministrisë, këto janë kërkesat e tyre drejtuar kryeministrit dhe avokatit të popullit

Mbi 320 banorë nga Orllani i Podujevës dhe fshatërat përreth kanë nënshkruar një peticion kundër vendimit të Ministrisë lidhur me rrënimin e objekteve të cilat gjenden përreth Liqenit të Batllavës, njofon Llapi.info.

Ky peticion, të cilit iu bashkëngjit edhe një kërkesë me 6 pika, i është dorëzuar kyeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, MMPH dhe Avokatit të Popullit.

Më poshtë ja edhe peticiopni dhe kërkesat banorëve nga Orllani:

Banoret e Orllanit me fshatrat përreth sot e dorëzuan Kërkesën me Peticion te nënshkruar mbi 320 banor , për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të MMPH lidhur me rrënimin e objekteve që gjendën përreth Liqenit të Batllavës

Kërkesa u drejtua ne tri institucione atë te Kryeministrit z.Ramush Haradinaj , MMPH dhe Avokati i Popullit . Në vazhdim do të elaborojmë disa nga arsyet se përse ky vendim do të duhej të shtyhej lidhur me ekzekutimin e tij:

1. Orllani me fshatrat përreth është zonë kufitare dhe burimin kryesorë të mbijetesës e ka zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit malor ne këtë pjesë.

2. Në mungesë të vendeve të punës dhe nevojave tjera familjare, si shkollimi shëndetësia, punësimi, shumë banorë kanë ikur nga kjo zonë, duke krijuar një zonë gati të boshatisur e që në periudhën e fundit kohore zhvillimi i turizmit dhe hapja e disa restoranteve i kanë mundësuar shumë të rinjëve të kësaj treve që të punësohen dhe të njëjtit kanë gjetur një arsye për të mos u shpërngulur pasi janë punësuar në vendlindjen e tyre.

3. Vendimi për rrënimin e këtyre objekteve të vendosura përkohësisht, mund të ndikoj drejtpërdrejt në pamundësinë e jetesës për këta të rinjë dhe detyrimin e tyre të ikin për shkak se nuk ka ndonjë alternativë tjetër për punësim në këto treva.

4. Banorët e Orllanit me fshatrat përreth kanë treguar gatishmëri dhe disa hera kanë marrë iniciativa për pastrimin përreth Liqenit. Po ashtu që nga viti 2011 kemi dërguar kërkesa ne institucione për shtrirjen e rrjetit të ujërave të zeza dhe furnizimin e ujë te pijshëm për banoret e kësaj treve për çka projektet janë në procedurë.

5. Gjithashtu duhet të keni parasysh që edhe shumë bashkëfshatarë të cilën posedojnë bagëti dhe kafshë të tjera shtëpiake, i furnizojnë me produkte të qumështit dhe të mishit këto restauronte, pra këto restauronte përmes aktiviteteve biznesore të tyre i’u mundësojnë banorëve të 11 fshatrave të kësaj zone që sa do pak të rrisin ekonomitë e tyre familjare dhe çdo mbyllje e këtyre lokaleve do të prodhonte efekt të drejtpërdrejtë në gjendjen financiare të tyre dhe thellimin e papunësisë në këtë zonë dhe gjithashtu largimin e banorëve nga kjo zonë.

6. Ne banoret e kësaj ane shqetësimin ton po e shprehim përmes kësaj kërkese duke bashkangjitur edhe nënshkrimet tona , hapi tjetër i mundshëm është protesta pran institucioneve përkatëse.