12:38 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

Mbi 61 mijë të vaksinuar, Bardhi e cilëson të rregullt procesin

Në gjithë vendin gjatë së premtes janë vaksinuar mbi 500 persona në të gjitha qendrat e vaksinimit.

Përderisa në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë vaksinën e kanë marrë personat mbi moshën 65 vjeçare.

Niman Bardhi, koordinator i kësaj qendra për Ekonomia Online ka konfirmuar se procesi është duke shkuar në rregull dhe se në mbarë vendin vaksinën e kanë marrë mbi 65 mijë persona.

“vetëm sot mbi 500 persona në nivel vendi janë vaksinuar, kurse nga dita e pare në nivel vendi mbi vaksinën e kanë marrë mbi 61 mijë persona”.

“Procesi është duke vajtur shumë mirë, është në nivelin e duhur”.