22:34 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / AR

Mbi 64 mijë euro, Ministria e Drejtësisë kontratë për zhvarrime dhe transport të kufomave për IML-në

Ministria e Drejtësisë ka finalizuar kontratën për shërbimet kontraktuese për zhvarrime dhe transport të kufomave për Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ishte 118 mijë euro, raporton Indeksonline.

Por që sipas kriterit çmimi më i ulët, u arrit kontrata me 64,200 euro.

Kontrata iu dha operatorit ekonomik V- SH “Loti” SH.P.K, derisa në të njëjtin njoftim është bërë e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë vlen për 36 muaj.