18:23 / E Martë, 11 Maj 2021 / Blerim

Mbi 6900 infektime në Itali, humbin jetën 251 persona

Në Italia janë shënuar  6946 raste të reja të  infektimit me koronavirus . Këto raste pozitive kanë dalë pas kryerjes së rreth 286,428 testimeve. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 2.4%, nga 3.7% që ishte të hënën.

Në 24 orët e fundit ka pasur 251 vdekje, duke e çuar numrin total të viktimave në 123,282 që nga fillimi i pandemisë. Të shëruarit sot ishin 16,503. Njësitë e kujdesit intensiv ranë me 102 pacientë, ndërsa sot janë 490 më pak pacientë të shtruar në pavijone të tjera Covid.