19:23 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbi 95 mijë euro tenderi për rrënimin e objekteve pa leje në Prishtinë!

Në kryeqytet edhe më tej vazhdojnë të sjellin problem ndërtimet pa leje, e për këtë më shumë po preokupohet Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Prishtinës. Madje, për këtë çështje komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka angazhuar një kompani që të merret me rrënimin e tyre.

Më 4 mars të këtij viti, Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje- procedure emergjente”, i ka kushtuar këtij institucioni hiç më pak se 95 mijë e 450 euro- transmeton Indeksonline.

Kohëzgjatja e kontratës është bërë vetëm për 6 muaj.

Tenderin në fjalë e ka fituar operatori ekonomik N.P.N “Dardania”.

Nga ana tjetër, ndërtimet e objekteve banesore, afariste e individuale nuk kanë të ndalur në kryeqendrën kosovare. / Indeksonline/