23:25 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mbi dy orë pritjet në Merdare

Më shumë se dy orë janë pritjet e qytetarëve në kufirin Kosovë-Serbi, në hyrje.

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në këtë pikë kufitare për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve që po vijnë për pushime në vendlindje, raporton Indeksonline.

Kolonat janë në pjesën e Serbisë ndërsa autoritetet kosovare po punojnë më të gjithë kapacitetet për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

Kolonë ka edhe në pikat tjera kufitare në Mutividë dhe të Dheu i Bardhë./Indeksonline/