13:43 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbi flamurin KUQ e ZI, Edi Rama e Ramush Haradinaj për Kosovë e Shqipëri

Sot si asnjëherë tjetër Kosova dhe Shqipëria u bënë NJË.

Qeveritë e të dyja shteteve bashkuan idetë dhe finalizuan nëntë nga to, përmes marrëveshjeve që tregojnë se nuk ka barriera mes tyre, shkruan Indeksonline.

Kjo mbledhje e pesta me radhë, këtë vit pikëtakim kishte Pejën duke u bërë protagoniste e kësaj ngjarjeje madhore që organizohet çdo nëntor me rastin e Ditës së Flamurit.

Me simbolin e shqiponjës, përfundoi mbledhja, ndërsa nuk mungoi as flamuri KUQ e Zi, ku të dy kryeministrat, Edi Rama e Ramush Haradinaj vulosën këtë ngjarje me nënshkrimin e tyre.

Në këtë video të shpërndarë nga Rama në llogarinë Instagram mund të shihni entuziasmin, atdhedashurinë dhe emocionet e të dy prirësve të qeverive./Indeksonline/

 

 

View this post on Instagram

 

?????

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on