22:47 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mbi gjysmë milioni euro për ndërtimin e shtëpive për familjet me asistencë sociale në Graçanicë

Kuvendi Komunal i Graçanicës ditë më parë ka hapur tenderin e radhës për këtë vit.

Kësaj radhe, kjo komunë ka në plan të zgjedhë çështjen e banimit për shumë familje me asitencë sociale.

Për tenderin “Ndërtimi i objekteve për banim social në Graçanicë”, janë ndarë hiç më pak se 680.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Në njoftim nuk bëhet e ditur për numrin e objekteve që do të ndërtohen, apo edhe të shtëpive.

Hapja e tenderëve do të bëhet më datën 23 të muajit të ardhshëm.

Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze./ Indeksonline/